S’kishte si të ndodhte ndryshe, Haxhi Avdyli reagon menjëherë pas deklaratave të Ramush Haradinajt

Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli ka reaguar menjëherë pas deklaratave të deputetit Ramush Haradinaj i cili e krahasoi Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën me Rrahman Morinën.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Avdyli menjëherë ka reaguar, duke i dalë në krah Kurtit, përcjell Demokracia.com.

Si duket Avdyli nga ngutia për ta mbrojtur pushtetin bëri edhe mjaftë gabime drejtshkrimore.

Reagimi i plotë i Avdylit, pa ndërhyrje:

Krahasimi i deputetëve dhe partive shqiptare si pjellë e UDB-as e krahasim me Rrahman Morinën, që e bëri sonte Ramush Haradinaj në një TV mbetet si fyerja më e madhe e një politikani që nga paslufta që ua bën kolegëve të tij.

Shpallja të votuarëve të popullit si tradhëtar, është thirrje direkte për vëllavrasje, dhe kanosje direkte.

Këtë sia kemi borgj askujt e më së paku Ramush Haradinaj. Edhe pse më nga askush spo mirret seriozisht, unë kurrë sdo besoja që pas rënies nga pushteti kaq poshtë do të bie si ish kryeministër e politikan. /Demokracia.com/