Skica e Porsche Cayenne, rrjedhën më parë se që pritej (Foto)

Ndryshime të konsiderueshme, në krahasim me modelin që e kemi parë duke u testuar

Për një kohë të gjatë, e kemi parë Porsche Cayenne teksa ndodhej në faza të ndryshme testimi, prej shtresës me kamuflazh, deri te eksterieri i zbuluar tërësisht.

Mirëpo, asnjëherë deri më tani, duke ia kemi parë detajet e linjave. Në një imazh të rrjedhur, shihet skica e ne kësaj makine gjermane, që e shfaqë prej pjesës së pasme.

Krahasuar me modelet që kemi parë deri tani, gjithçka është shumë më e definuar dhe çdo përfundim, është realizuar me kujdes.

Megjithëse shumë më herët se që pritej, kemi mundësi ta shohim se si duket Porsche Cayenne, që do të prezantohet gjatë shtatorit në Frankfurt Motor Show.