Skerdi publikon me videoklip këngën “Kthehu”

Skerdi solli edhe një këngë të re.

Skerdi Ago ka publikuar në kanalin YouTube projektin më të ri muzikor me titull “Kthehu”.

Për tekstin dhe muzikën e kësaj kënge u kujdes vet këngëtari, mix/masterin e bëri Alandy, ndërsa për videoklipin u kujdesën Meriton Dërguti dhe Jaydee Video.

Ky projekt i Skerdit vjen mas dy dueteve të suksesshme, atë me Labinot Tahirin dhe tjetrin me Elinelin, si dhe singlit “Tradhtare 2”.

Më poshtë mund ta dëgjoni këngën e re “Kthehu”, kënduar nga Skerdi Ago.