Skerdi kopjon Gent Fatalin në klipin e ri

Reperi Skerdi ka publikuar këngën e re në bashkëpunim me Norën.

“M’ke mungu” quhet projekti që u finalizua me klip, video kjo e xhiruar në disa skena, shkruan Ballkani.info.

Por, një nga skenat e klipit është totalisht e kopjuar.

Fjala është për pjesën kur Skerdi del me kostum nga një pjesë e hotelit që është e njëjtë me pjesën e

Gent Fatalit te kënga “Na vjen dita (Ciao Bella)”.

Edhe Genti në këngën e lansuar verës klipin e ka bërë në të njëtin vend, madje ka dalur me kostum.

Formën se si Genti ka ecur, si është veshur dhe vendin ku ka xhiruar Skerdi e ka kopjuar totalisht!/Ballkani.info/