Skerdi dhe Teuta Selimi janë bërë gati për një tjetër projekt të ri muzikor.
Ata përmes rrjeteve sociale kanë njoftuar se nesër (28 korrik) do të sjellin bashkëpunimin e tyre të radhës.
Kënga e artistëve të njohur mban titullin “U harrua” dhe besohet se do të jetë një nga hitet e kësaj vere.
“U harrua 28.07 – 18:00 në bashkëpunim me Teuta Selimin”, thuhet në postimin paralajmërues.








