Kuvendi
Skënderbeu e bën edhe më shqiptar Ulqinin: Merret vendimi për vendosjen e shtatores
Kuvendi Komunal i Ulqinit e ka miratuar sot propozimin që shtatorja e heroit të kombit, Gjergj Kastrioti Skënderbeu të vendoset në qendër të qytetit.
Bulevardi kryesor i Ulqinit mban emrin e Skënderbeut, transmeton mediat malazeze, shkruan Ballkani.info.
Ky lajm është përhapur shumë shpejt në të gjitha mediat edhe në Serbi.
Ulqini bëhet qyteti i radhës shqiptar që vendos shtatoren e Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe kjo bëhet në 550 vjetorin e e vdekjes së tij.
Ky vit është shpallur Viti i Skënderbeut në të gjitha trojet shqiptare. /Ballkani.info/