Skenderaj: Vodhi arkën e bamirësisë, arrestohet 50 vjeçari

Një 50 vjeçar me inicialet E.A., 50 vjeçar, është arrestuar në Skenderaj, pasi kërkohej për vjedhje të arkës së bamirësisë në furrë buke” dhe vjedhje të një qante në një lokal bukurie ”.

Sipas policisë, rastet kishin ndodhur më herët dhe si rezultat i hetimeve të zhvilluara, hetuesit e Sektorit të Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor Skenderaj, kanë identifikuar dhe arrestuar personin të dyshuar për veprën penale “vjedhje”.

Pas procedurave të intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.