Sonte në Skenderaj, në prezantimin madhështor të kandidates për deputete të Kuvendit të Kosovës, Sala Jashari.

“Sala, e bija e Musa Jasharit e mbesa e heronjve Sala e Hamit Jashari, është vlerë e shtuar për Partinë Demokratike të Kosovës, e cila ka vendosur që kontributin e saj personal e profesional ta japë në Kuvendin e Kosovës. Me trashëgiminë familjare që mban mbi supe e me përgatitjen e saj profesionale, ajo do t’i përfaqësojë denjësisht qytetarët e vendit në Kuvendin e Kosovës. Bashkë me Salën, na priftë e mbara drejt ndryshimit të madh!”, ka shkruar kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku. /Ballkani.info/