Skenderaj, djegin mbeturinat dhe dëmtojnë kabllot elektrike

​Në person në Skenderaj ka raportuar në polici se disa persona të panjohur ia kanë vënë zjarrin disa mbeturinave, zjarr ky i cili ka shkaktuar edhe dëme tjera.

Rasti ka ndodhur mesditën e së dielës në Skenderaj ku përveç mbeturinave, nga zjarri janë përfshirë edhe dy kontejnerë me pajisje elektrike dhe mjete pune, pronë e një kompanie private.

Njësitet përkatëse të policisë dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Përveç dëmeve material që dyshohet të jetë vlerë e konsiderueshme, nuk raportohet për lëndime në njerëz, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.