Skenderaj, arrestohet personi i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar

Gjatë ditës së sotme policia në Skenderaj ka arrestuar një person i cili kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se arrestimi i personit të kërkuar L. S., (33 vjeçar), shtetas i Republikës së Kosovës, është realizuar nga ana e zyrtarëve policorë pas verifikimit të bërë në Sistemin Informativ të Policisë së Kosovës, ku ndaj të njëjtit ka rezultuar që ka urdhër arrest  aktiv ndërkombëtar i kërkuar nga shteti i Francës, transmeton Telegrafi.https://326f7af832560e413b61c250154dd631.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html

Pas procedurave të nevojshme, me urdhër të prokurorit të arrestuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. /Telegrafi/