Anëtari i kryesisë së LDK-së, Skender Hyseni është takuar sot me kongresmenin Eliot Engel.
Hyseni është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara si i dërguar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, derisa, dje ka pasur një takim edhe me të dërguarin amerikan në dialog, Richard Grenell.
Takimi me Eliot Engjell është bërë i ditur nga vet Skender Hyseni në rrjetin social Facebook.
Ja edhe psotimi i tij i plotë:
Takimi me Kongresistin Eliot Engel, kryetar i Komitetit për poiltikë të jashtme në Kongresin Amerikan sot ishte rast i mirë për të trajtuar aspekte të veçanta të zhvilimeve në Kosovë dhe rajon. Partneriteti strategjik dhe miqësia e veçantë me SHBA-të janë të shenjta dhe të pazëvendësueshme. Engel, si gjithmonë përkrahje e fuqishme e Kosovës!








