Skënder Hyseni takohet me ambasadorin italian Orlando: Diskutojnë për ecurinë e dialogut Kosovë-Serbi!

Koordinatori nacional për dialogun Kosovë-Serbi, Skënder Hyseni, ka pritur sot në takim ambasadorin italian, Nicola Orlando.

Hyseni ka bërë të ditur se kanë biseduar me ambasadorin italian për rrjedhën e deritanishme të dialogut Kosovë-Serbi dhe situatën e përgjithshme në Kosovë.

“Çmova lartë kontributin e madh të Italisë në të gjitha fazat e historisë më të re dhe shtetndërtimit në Kosovë, dhe theksova rëndësinë e veçantë që ka përkrahja e mëtejme e këtij vendi mik për proceset nëpër të cilat po kalon vendi ynë”

Postimi i plotë:

Me ambasadorin e Italisë, Nicola Orlando, gjatë një takimi sot në zyren time Bëmë një bisedë të hapur dhe përmbajtësore për rrjedhën e deritashme të dialogut Kosovë-Serbi dhe situatën e përgjithshme në Kosovë. Çmova lartë kontributin e madh të Italisë në të gjitha fazat e historisë më të re dhe shtetndërtimit në Kosovë, dhe theksova rëndësinë e veçantë që ka përkrahja e mëtejme e këtij vendi mik për proceset nëpër të cilat po kalon vendi ynë. Ambasadori Orlando, nga ana e tij tha se përkushtimi dhe përkrahja e Italisë do të vazhdoj dhe se intersimi dhe angazhimi italian në rajon është i përqendruar.
S.H.