Sulmi i Hamasit

Skena tronditëse nga aeroporti në Tel Aviv: Njerëzit shtrihen në pistë, ndërsa sirenat lajmërojnë sulmin VIDEO

Numri i izraelitëve që vdiqën në sulmin e sotëm të Hamasit ndaj Izraelit u rrit në më shumë se 200, ndërsa më shumë se 1100 u plagosën, sipas mediave izraelite. Videot tronditëse nga Izraeli bënë xhiron e botës dhe njëra u regjistrua në aeroportin e Tel Avivit.

Shumë udhëtarë mbetën të bllokuar në aeroportet e qyteteve kryesore të Izraelit, ndërsa qielli është mbuluar nga raketat që Hamasi nuk ndalet së gjuajturi, transmeton Ballkani.info.

Një skenë prekëse është regjistruar në aeroportin Ben Gurion në Tel Aviv. Pasagjerët detyrohen të fshihen nga sulmi, kështu që ata shtrihen në pistë dhe mbulojnë trupat e tyre. Ata përpiqen të mbrojnë njëri-tjetrin dhe të kapen pas valixhet e tyre.

Një video nga aeroporti tregon se edhe fëmijët janë të shtrirë në pistë. Disa pasagjerë po flasin në telefon dhe gjykuar nga fytyrat e tyre duken shumë të shqetësuar për situatën e re.

Sirenat e alarmit dëgjohen në sfond gjatë gjithë regjistrimit.

Krahu i armatosur i grupit militant Hamas njoftoi sot se ka lëshuar 150 raketa në Tel Aviv, raporton Reuters. Sirena dhe më shumë se një duzinë shpërthime të forta mund të dëgjohen në të gjithë Tel Avivin, sipas gazetarëve të CNN nga terreni, transmeton Index.hr.

Mediat lokale raportojnë se qeveria izraelite ka pezulluar seancën e saj për shkak të sulmit në Tel Aviv. /Ballkani.info/