Skena të nxehta në videoklipin e ri të Encës

Këngëtarja e njohur shqiptare dhe shumë e dashur për publikun shqiptar, Enca Haxhia ka gati projektin më të ri muzikor.

Kënga titullohet “Jealous” dhe do të publikohet këtë të premte e shoqëruar me videoklip.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Enca përmes një video të publikuar në rrjetin social, Instagram ku numëron mbi 2 milionë ndjekës.

https://www.instagram.com/p/Bz_MGcvHkoO/

“JEALOUS – Coming Soon ? (Ose me sakte te Premten po mos i thoni njeriu ?)“, ka shkruar ajo në mbishkrimin e videos.

Enca nuk ka dhënë detaje të tjera rreth këtij projekti dhe mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur ajo për publikun.

“Hajde” është kënga e fundit e Encës në bashkëpunim me Muharrem Ahmetin. Kënga është publikuar më 17 maj dhe deri më tani numëron mbi 10 milionë klikime në kanalin Youtube.

loading…