Regjisori i famshëm, David Leitch, ka bërë një reklamë për Applen ku me iPhone 11 Pro ka xhiruar një skenë shumë epike dhe mbresëlënëse të luftës me topa bore.
Leitch është i njohur për filmat e njohur si “John Wick” dhe “Deadpool 2”, kështu që mund të thuhet se ai di disa gjëra rreth skenave të luftës, shkruan ubergizmo.
Me këtë reklamë, tregohet se sa i mirë është iPhone kur bëhet fjalë për bërjen e videove. Po ashtu, vlen të përmendet se smartfonët e kohëve të fundit mund të bëjnë videot në rezolucion mjaft të lartë.
