S’kanë të ndalur zjarret në Kosovë. Një tjetër i madh shpërthen në hyrje të Ferizajt (FOTO)

Zjarret në Kosovë sot nuk kanë të ndaluar. Pas zjarrit në Obiliq, pastaj atij në Mitrovicë dhe në lagjen Arbëria të Prishtinës, para pak çastesh ka shpërthyer zjarr i madh në hyrje të Ferizajt.

Dëshmitarët i kanë thënë Ballkani.info se zjarri i intensitetit të madh, është përskaj autostradës Ferizaj-Kaçanik dhe rrezikon të përhapet edhe më shumë.

Në vendin e ngjarjes ende nuk kanë dalë zjarrëfikësit. /Ballkani.info/