S’kanë të ndaluar – mjete tjera ushtarake vijnë nga Amerika për Ushtrinë e Kosovë VIDEO


Derisa javën e kaluar Kosova u pajisë me mjete të rënda për Ushtrinë e Kosovës, ku Ballkani.info raportoi ekskluzivisht, sot në Kosovë nga Shqipëria kanë hyrë edhe disa mjete ushtarake, ndihmë nga shteti amerikan.

Këto mjete shihen të ngarkuara në rimorkoi dhe aty ka mjete të rëndë dhe të lehtë, të gjitha ushtarake.

Ballkani.info ka raportuar ekskluzivisht duke publikuar edhe video javën e kaluar për arritjen e 15 autoblindave të reja të njohura si ASV -Armored Security Vehicle.

Merret vesh se ushtria e Kosovës do të ketë në kontingjentin e saj rreth 50 autbolinda ASV.

Autoblindat tjera ASV pritet të arrijnë në Kosovë deri në fund të gushtit.
Sipas uebfaqeve të specializuara për ushtri, autoblindat ASV janë të pajisura me granatahedhës MK19, mitraloz M2 dhe mitraloz M240.

Në anën tjetër, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, po ashtu javën e kaluar, ka paralajmëruar ardhjen e disa autoblindave të tjerë të tipit “Vuran”, prodhim i Turqisë.

Këto autoblinda janë prodhim i fundit i teknologjisë së avancuar ushtarake dhe Kosova është vendi i parë që arrin marrëveshje me Turqinë për këtë autoblinda. /Ballkani.info/