Ish-kryeministri i Kosovës, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj që sivjet është kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 9 shkurtit, gjatë një takimi me qytetar ka premtuar se në mandatit e tij do t’i rris shtesat e fëmijëve, për ata deri në 6 vjet 150 euro, ndërsa për ata mbi 6 vjet, në 200 euro.

Megjithatë, ky premtim nuk është pritur mirë nga Arian Hashani i cili e ka fyer atë në koment duke e quajtur edhe budalla.

Ajo që është më skandaloze është se Hashani është zyrtar policor dhe siç dihet me rregullore të Policisë, asnjë zyrtar i saj nuk guxon të bëjë komente politike në rrjetet sociale.