Se në Prishtinë nuk kontrollohet asgjë që shpërndahet në sheshe e dëshmon edhe shpërndarja sonte e afisheve me përmbajtje pornografike.
Në sheshin “Nënë Tereza” dhe sheshet tjera, dy vajza dhe dy djemë sonte u kanë dhuruar kalimtarëve të rastit afishe të një striptiz klubi nga Shqipëria i cili së fundi e ka nisur aktivitetin e vet edhe në Kosovë.
Dëshimtarët i kanë thënë Ballkani.info se këto afishe me përmbajtje skandaloze pornografike u janë dhënë kalimtarëve në sheshe, duke bërë kështu që në ambient të hapur të reklamohet diçka që është e ndaluar të bëhet në këtë formë.
Nuk dihet si do të reagojë inspektoratit i Komunës së Prishtinës që kjo formë e shpërndarjes së këtyre afisheve të ndalohet që të bëhet në publik.
Të kujtojmë se klubi i striptizit nga Shqipëria kishte kërkuar që këtë veprimtari ta ushtronte në ambientitet e Hotelit Grand, mirëpo pas reagimit të shpejt të mediave, kjo gjë ishte parandaluar. /Ballkani.info/








