Skandaloze: Ministrja Rozeta Hajdari pranon publikisht se ka shkelur ligjin, më pas vihet në siklet


Ligji për kontrollimin e cilësisë së derivateve e specifikon që i vetmi institucion që kryen kontrollin e cilësisë së derivateve në Republikën e Kosovës, është Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Në kundërshtim me këtë ligj, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka kthyer kontrollin e cilësisë së derivateve në dogana.
Në një konferencë për media, vet Hajdari e pranoi se ka shkelur ligjin, duke kthyer kontrollin e cilësisë në laboratorin e doganave, i cili nuk i plotëson kriteret për analiza, bazuar në raportin e Auditorit që ka kryer për këtë laborator, shkruan Ballkani.info.

Kur Hajdari u pyet se a e ka shkelur ligjin, kur ka vendosur ta kthej në laboratorin e doganave kontrollën e cilësisë së derivateve, ajo tha “po”.
“Përderisa ligji nuk e përcakton që kontrollinë e cilësisë ta kryejnë doganat, por MINT, a i bie kjo se vendimi juaj është i kundërligjshëm?”, e pyet gazetarja ministren Hajdari.

“I bie ndoshta me një arsye për shkak të….”, ia kthen Hajdari, duke pauzuar dhe duke i rënë pishman për atë qa e tha dhe vazhdon ta demantoi vetën sërish “nuk i bie kundërligjshëm, por i bie që gjetjen në treg kanë konstatuar se trupat inspektues privat nuk kanë pasur parametra që i ka dogana”.

Dëgjojeni ministren Hajdari nga minuta e 19-të

Deklarata e Hajdarit demantohet shumë lehtë. Me një kërkim në interent, Raporti i Zyrës Kombëtare të Auditorit, demanton tërësisht Hajdarin, duke e zhveshur komplet nga gënjeshtra publike.

Raporti i Auditorit thotë se Laboratori i Doganave përveç se ka mungesë të parametrave, ka kryer analiza pa qenë i akredituar fare, që gjë përbën skandal shtetëror dhe që ministrja Hajdari vazhdon ta mabjë të fshehur këtë. /Ballkani.info/