SKANDALOZE: Ministria e Mirëqenies Sociale ia ndalë 130 euro social, një ditë pasi e kishte njoftuar se mund t’i tërheqë ato

Një qytetar i Kosovës është zhgënjyer sot tepër pasi që ka pranuar një mesazh telefonik ku thuhet se nuk do të jetë përfitues i shumë 130 euro nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, anipse një ditë më herët kishte ndodhur krejt diçka tjetër.

Qytetari, emër i njohur për redaksinë e Ballkani.info, të martën, më 11 gusht, ishte njoftuar se është përfitues i asistencës sociale mujore prej 130 eurove për muajin qershor, sipas Masës 15.

P.S. me këtë SMS ishte njoftuar se tërheqjen e shumës së lartëpërmendur mund ta bëjë më 20 gusht.

 Megjithatë, një ditë më pas ai njoftohet, po ashtu me SMS, se nuk do të jetë pjesë e kësaj asistence dhe se gjoja “qenka bërë gabim teknik në listat e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale”.

“Ju informojmë se kërkesa juaj për asistencë mujore prej 130 euro sipas Masës nr.15 është refuzuar, andaj nuk keni nevojë të paraqiteni në Zyrën Postare”, thuhet në vazhdim të SMS-it.

Personi në fjalë i ka thënë Ballkani.info se ndjehet tepër keq, pasi që mezi nuk ka pritur t’i marrë këtë mjete.

“Menxi nuk kom prit me i marrë për bukë të gojës dhe për hapa. Gjynah bre në këtë krizë me lujt. Veç me ardh me e pa gjendjen se si jetoj dhe me çka jetoj, atëherë e kuptoni. Më mirë të ishte të refuzohej në fillim e jo tani kishe jemi habitë. Kësaj i thonë me ta ofru bukën të goja e mos me ta jap. Me të ardh marre me jetu në këtë vend!”, ka thënë P.S. /Ballkani.info/