Skandaloze/ MASHT shpenzoi 5 milionë euro për një platformë që tashmë s’është funksionale

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur se viteve të kaluara janë investuar 5 milionë euro në një platformë për mësim online, por se ajo nuk është funksionale.

“Në njërin prej takimeve kur flisnim për marrjen e vendimit të masave dhe mbylljen e shkollave, në një takim me ministrin e Shëndetësisë, më kujtohet kur ai më tha se ekziston një plaftormë e edukimit që stafi i MAShT-it nuk e kishte përmendur”, tha Bajrami.

Sipas saj, 5 milionë euro janë harxhuar dhe kjo platformë nuk ka asnjë material dhe përmbajtje.

“Një projekt i financuar nga donatorët, i punuar në vitin 2014 deri në 2017, ishte aty por vetëm si strukturë, Pa asnjë material dhe pa asnjë përmbajtje. Janë harxhuar 5 milionë euro, është e vërtetë”, ka thënë Bajrami në emisionin “Jeta në Kosovë.