Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka arritur në Bruksel ku për herë të parë fizikisht do të takohet me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti.
Por, para takimit ai u prit nga komisioneri për Zgjerim, Oliver Varheji, në një mënyrë të veçantë – me pogaçe serbe.
Por Vuçiqi nuk është pritur nga Varheji vetëm me pogaçe. Atij i është bërë edhe një suprizë e mirë nga komisioneri evropian, një liber që në kompertinë e ka mbishkrimin “Kosova dhe Metohija”, shkruan Ballkani.info.

Libri është parë në zyrën e Varhejin, duke qëndruar i ngritur për të rënë në sy. Ky është skandal i madh nga komisioneri i BE-së për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, pasi që për herë të parë një zyrtar kaq i lartë i BE-së bë një gjë të tillë.

E libri në anglisht flet për “trashegiminë e kishtere të Kosovës dhe Metohisë”, një term ky që është përdorur nga Millosheviqi.
I pari i serbëve këtë mikpritje në qytetin administrativ të Evropës e publikoi edhe në Instagram.

“Mirëseardhje me bukë serbe në misionin serb në Bruksel”.
Takimi Hoti-Vuçiq është paralajmëruar se do të fillojë në orën 16:00. /Ballkani.info/







