SKANDALOZE: Facebook e konsideron UÇK-në si organizatë terroriste

Ushtria Çlirimtare e Kosovës është një ushtri e cila u krijua nga populli si nevojë e domosdoshme për çlirim nga forcat okupatore serbe dhe për liri të popullit që po robërohej nga regjimi serb.

Por si një ushtri e tillë nuk po konsiderohet edhe nga rrjeti social “Facebook”, të cilët në një arsyetim të tyre po e konsiderojnë ushtrinë më të pastër në botë, si një organizatë terroriste.

Edhe Bashkësia Ndërkombëtare, në krye me NATO-n, nuk e ka cilësuar si të tillë. Madje, gjatë ndërhyrjes së këtyre forcave, më 1999, partner në terren e kishin pikërisht UÇK-në.

Logoja kuq e zi e shqiptarëve që luftuan për liri po konsiderohet si e rrezikshme për komunitetin e tyre, e që kjo sigurisht mund të ketë ndikim nga shteti që edhe u çlirua Kosova, pra Serbia.

“Standardet tona për individët e rrezikshëm dhe organizatave. Ne nuk lejojmë simbole, lëvdata apo mbështetje të rrezikshme”, thuhet në arsyetimin e tyre.

Ata madje e kanë listuar UÇK-në me raste tjera të rrezikshme që ndodhin në botë, e ato janë si në vijim:

 • Veprimtari terroriste

 Urrejtje ose dhuna e organizuar

 • Vrasje masive ose serike

 • Trafikimi i qenieve njerëzore

 • Veprimtari kriminale ose të dëmshme

Rasti për të cilin i referohet Facebook, e që është postim i GazetaDemos, ka të bëj me një fotografi të publikuar të Komandantit të UÇK-së, Tahir Sinani.