Skandaloze/ E akuzuara për terrorizëm ofendon rëndë humanistët Naçi e Kastrati

Ikballe Huduti, një grua që ndjekë rrymë fetare ndryshe nga Bashkësia Islame e Kosovës dhe Islami tradicional ka rrëfyer disa ngjarje personale në RTV Dukagjini.

Në një moment ajo ka fyer rëndë teologun shqiptar, Elvis Naci e humanistin e madh hoxhë Halil Kastrati, duke kritikuar ata se po bëjnë gjë të tmerrshme me realizimin e videove për të treguar ndihmat që i dhurojnë, shkruan Ballkani.info

“Ata do ta kenë shpërblimin, por ajo që bëjnë është e tmerrshme pasi të gjithë veprat e mira i publikojnë, unë shpeshherë i jap 50 euro për të blerë nevojtarët në market por pa e bërë para kamerave” tha Huduti./Ballkani.info/