Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Avdullah Hoti ka bërë një skandal sa i përket raportimeve ditore të të infektuarve me COVID19.

Komunat me shumicë serbe, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Parteshi, Zveçani, Ranillugë, Zubin Potok e Shtërpcë, nuk hyjnë në raportin ditor të infektimeve në Kosovë, por ndonëse ka shumë qytetarë të prekur nga këto zona, numri i tyre raportohet zero (0), transmeton Ballkani.info.

Sot në Kosovë janë regjistruar 767 raste të reja me COVID19, por po t’i shtohej numri i të infektuarve në këto komuna, shifra mund të arrinte në rreth 1000.

Për më shumë rreth këtij skandali, mund të shihni fotografinë e postuar sot nga vetë kryeministri i vendit, Avdullah Hoti: