Fabrika më e madhe në botë për prodhimin e Nutellës është mbyllur përkohësisht.

Siç raportojnë mediat botërore, fabrika është mbyllur për shkak të problemeve me kualitet.

Bëhet fjalë për fabrikën në veri të Francës në të cilën momentalisht gjendet inspekcioni i cili po tenton t’i kuptoj shkaqet e problemit, transmeton Ballkani.info.

Kjo fabrikë në ditë prodhon 600 mijë teglla Nutellë, që është një e katërta e prodhimit botëror.

Nga baza e Nutellës thonë se ka rezerva të mjaftueshme dhe se kjo nuk do të ndikojë në prodhim. /Ballkani.info/