SKANDAL: Kandidati i VV-së akuzonte të miturën e përdhunuar në Drenas për ‘veshje provokative”

Bedri Bytyçi do të jetë kandidat për Asamblenë Komunale të Malishevës nga radhët e Vetëvendosjes.

Më 22 gusht, një vajzë 18 vjeçare u dërgua e vdekur dhe me shenja tmerruese të dhunës në trup në spitalin e Ferizajt. Dy persona – njëri burri i saj – dyshohet se kanë ushtruar dhunën fizike ndaj saj. Të dy janë arrestuar gjatë ditëve të fundit nga Policia.

Kjo vrasje e rëndë ka përforcuar sërish debatin mbi dhunën në rritje ndaj grave dhe vajzave në Kosovë.

Por, para jo më shumë se dy vitesh, një rast tjetër kishte tronditur Kosovën. Një vajzë e mitur nga Drenasi kishte përjetuar dhunë seksuale nga të paktën një mësimdhënës dhe një zyrtar policor. Po ashtu, për këtë rast ishte akuzuar për dhunë seksuale edhe avokati i tij ndërsa të akuzuar gjithsej kishin përfunduar gjashtë persona.

Pikërisht për një rast të tillë, kandidati për Asamble nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 17 tetorit, Bedri Bytyqi, ishte shprehur me një fjalor horrorial:

“Faji është i gjithanshëm, sepse kur nxënësja shkon në shkollë me veshje dhe dukje provokative, kur prindërit krenohen me veshjen dhe dukjen e saj provokative, kur mësuesi i paedukatë, mezi pret t’i ngacëmoi e shfrytëzoi nxënëset e tij, e keqja është në prag”, kishte thënë imami Bytyçi.

Ai ishte shkarkuar nga pozita e hoxhës në Rahovec për shkak të deklaratave të papranueshme ndaj babait të Ramush Haradinajt. Ai kishte kërkuar që hoxhallarët të bojkotonin varrimin e babait të Ramushit, Hilmi Haradinajt. Për një deklaratë të tillë, më pas kishte kërkuar falje.

Kandidat për kryetar të Malishevës nga VV është burri i Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi.

Bedri Bytyçi kishte pjesë e Partisë Fjala më herët.