Gjatë orëve të pasdites, një aksion i inspektorëve serb në bashkëpunim me policinë serbe në Preshevë, kanë mbyllur tre institucione atje.

Qytetarët shqiptarë, kanë reaguar duke shprehur shqetësim për gjendjen e krijuar, pasi që sipas tyre, për mbylljen e Institucioneve nuk kishin marrë asnjë shpjegim rreth arsyes, transmeton Ballkani.info.

Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar edhe ish- kryetari i komunës së Preshevës, i cili është Kryetari aktual i PDSH-së, Ragmi Mustafa.

Institucionet e mbyllura nga Inspektorët dhe Policia serbe janë: Shtëpia e Kulturës “Abdullah Krashnica”, Bibloteka “Mehmet Jusufi” dhe Radio Televizionin “Presheva”.