Shqipëri

Skandal: atletes keniane në podium i merret vendi i parë në Maratonën e Tiranës dhe i jepet Gegës

Të gjitha televizionet raportuan të dielën për maratonën e organizuar në Tiranë, ku fituese u shpall atletja shqiptare Luiza Gega. Por në të vërtetë, e para që arriti të përfundonte garën ishte një sportiste nga Kenia.

Kur gara kishte përfunduar dhe tre fituesit po prisnin përpara podiumit, moderatori i maratonës i tha sportistes keniane se kishte ndodhur një gabim dhe se ajo ishte renditur e dyta. “Jo, jo, unë jam e para”, insistonte atletja, e cila kishte mposhtur me diferencë vrapueset tjera. Por pavarësisht kundërshtisë së kenianes, organizatorët, ku përfshihet edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, e kishin vendosur tashmë se çmimin e parë do ia jepnin Luiza Gegës, edhe pse u rendit pas sportistes nga Kenia.

Shpërndaje