Një video ka qarkulluar në rrjetet sociale ku duket një skaf i cili kalon kufizimet e lejuara në Potam, Himarë.

Policia ka lajmëruar përmes një njoftimi se ka marrë masa për ngjarjen duke identifikuar mjetin lundrues dhe pronarin.

49-vjeçari u gjobit me 200 mijë lekë dhe skafi i tij u bllokua për 5 ditë.

“Theksojmë se në vendin ku janë bërë filmimet është i përcaktuar nga bashkia Himarë, korridori për hyrje-daljet e mjeteve lundruese,” – thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë skafistët të cilët po pengohen për kryerjen e aktivitetit të tyre kanë paralajmëruar se do të marrin masa për kufizimet e vendosura, sipas tyre pa të drejtë.