S’ka vend as për Dimal Bashën – përfundon jashtë strukturës udhëheqëse të VV-së

Lëvizja Vetëvendosje sot e ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ku edhe i ka zgjedhur strukturat e reja.

Albin Kurti do të jetë kryetar, Glauk Konjufca nënkryetari i parë, ndërsa Mrika Limani Myrtaj nënkryetare e dytë. E Alim Rama do të jetë sekretar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryesueses e Këshillit të Përgjithshëm, është zgjedhur Arbërie Nagavcit.

Ajo që vihet re më shumë është edhe mungesa e Dimal Bashës, njërit nga deputetët që i serviloset më së shumti Kurtit.

Po ashtu, në kryesin e re mungojnë edhe shumë figura të rëndësishme të kësaj partie.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur të dielën për emrat në Këshillin e Përgjithshëm, ku ndryshimet më të spikatura ishin mungesa e Liburn Alliut dhe vendin e Besnik Bislimit si zëvendës i Kurtit do ta ketë Glauk Konjufca.