S’ka tërheqje / KQZ-ja miraton vendimin për verifikimin e votave nga jashtë përmes telefonit

Pavarësisht kundërshtimeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar vendimin për verifikimin e votave për votuesit nga jashtë, përmes telefonit.

Për dallim nga një ditë më herët, anëtarët e Vetëvendosjes votuan kundër këtij vendimi.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se aplikuesit e regjistruar për t’u konfirmuar do të telefonohen disa herë.