Njësiti i FSK-së për kërkim dhe shpëtim është nisur drejt Mitrovicës, për të ofruar ndihmën e nevojshme në kërkimin e njërit prej punëtorëve që e zunë muret e rrënuara të ish-hotelit Adriatik në Mitrovicë.

Kërkimet momentalisht janë ndalur për shkak të vështirësive të shumta nga terri.

Pritet shpejt ndërhyrja e FSK-së që me ndihmën e qenve të nuhas për gjetjen e personit.