S’ka plan konkret për mbylljen e lojërave të fatit, bastoret funksionojnë ilegalisht

Zyrtarisht, nga 10 maji të gjitha subjektet e lojërave të fatit nuk mund të operojnë legalisht në Kosovë.

Zyrtarisht, nga 10 maji të gjitha subjektet e lojërave të fatit nuk mund të operojnë legalisht në Kosovë, kjo për shkakun se institucionet e vendit kanë marrë vendim për mbylljen e tyre.

Paraprakisht, Ligji për këtë veprimtari ishte shfuqizuar ndërkaq që në funksion kishte hyrë një Ligj tjetër që e ndalon operimin e tyre brenda Kosovës.

Mirëpo, ani pse Administrata Tatimore e Kosovës ua revokoi licensat këtyre subjekteve, bastet në Kosovë nuk kanë të ndalur.

Lajmi.net ka raportuar pak ditë më herët se si në Komoran të Drenasit, bastoret qëndrojnë ende të hapura.

Pa pengesë po veprojnë edhe bastet online, për të cilat nuk ka ndonjë plan konkret për mbylljen e tyre.