S’ka paga, minatorët e Trepçës bojkotojnë punën

Minatorët e Trepçës janë duke e bojkotuar punën me arsyetimin se ende nuk i kanë marrë pagat për punën e kryera. Rreth situatës ka folur Gani Osmani – kryetar i Sindikatës Trepça me flotacion në Stanterg.

Ai ka thënë se nga dje ndërrimi i dytë nuk ka punuar për këtë arsye dhe njësoj kanë vepruar edhe ndërrimet pasuese.

Osmani ka theksuar se nga menaxhmenti u është premtuar se pagat do të dalin nga data 05 deri më 10 prill, 2020.

Mirëpo sipas tij, pagat ende nuk ka dalë; ani pse është punuar në gjendje të jashtëzakonshme në mënyrë që të mos i kërkohet lëmoshë askujt.

“Në muajin e kaluar, Trepça ka thyer rekord duke i nxjerrë përafërsisht 14.700 tonë xehe”, ka shtuar Osmani