S’ka ndryshime në çmimin e naftës, benzinës dhe gazit

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve të naftës për 24 orët e fundit.

Sipas vendimit, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.68 euro për litër, i benzinës me 1.35 euro dhe i gazit me 0.76 euro, pra, nuk ka ndryshim në çmimoren e re të MINT-it.

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së enjtes.

Çmimi i naftës në Kosovës në javët e fundit ka shënuar vlera rekorde, për t’u rritur dita-ditës.