S’ka me Mercedes: G Class ngec në baltë, por më pas kalon pa pikë problemi duke e ‘bluar’ atë

Mercedes Benz edhe njëherë ka treguar se është njëra ndër veturat më të fuqishme, derisa ka dalë nga një rrugë që ka qenë përplotë me baltë.

Mercedes është njëra nga markat e veturave më të pëlqyera në botë, e gjithashtu edhe në Kosovë.

Kjo markë përveç që është luksoze dhe e mirë, ajo ka edhe forcë. Për forcë sidomos shquhen ato modele që janë ‘G Class’.

Ka shumë debate rreth kësaj marke se a është e fuqishme kur rruga është me borë apo edhe me baltë të madhe.. E për ta shuar këtë debat, është shpërndarë një video në rrjetet sociale ku tregon forcën që ka kjo markë.

Diku në Amerikë, një Mercedes Benz G Class, ka dhënë spektakël derisa pa problem ka dalë nga rruga me baltë ku kishte ngecur më herët.

Video ka marrë shumë klikime dhe është shpërndarë shumë.