Repereja

S’ka lehoni për Loredanën, ja çka pritet të bëj reperja

Para pak ditësh, reperi Mozzik dhe bashkëshortja e tij Loredana u bënë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të vajzës së tyre, Hana. Ishte reperi ai që prezantoi i pari vogëlushen me fansat e tij duke publikuar një foto në profilin e tij në Instagram, duke u pasuar më vonë me postimin e Getinjos dhe Loredanës.

Por, mesa duket me ardhjen në jetë të Hanës, edhe shumë gjëra të tjera të bukura po ndodhin. Fillimisht, vogëlushja u bë pjesë e “Instagram-it” dhe që tani është kthyer në një prej personazheve më të famshëm e të ndjekur në Shqipëri.

E tashmë mësuam se Mozzik dhe Loredana janë aq të apasionuar pas punës saqë mbrëmjen e parë të 2019-ës do e kalojnë në një skenë ku do të performojnë së bashku në një nga klubet e Zvicrës. Ja që lejen e lindjes e paska shumë të shkurtër Loredana, më pak se 2 javë, pasi e ka të vështirë të qëndrojë larg skenës.