S’ka kuorum, nuk kalon Projektligji për UÇK’në

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të kalojnë Projketligjin për Ushtrinë Çlirimitare të Kosovës.

As në këtë seancë nuk ka kaluar Projektligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në votim kanë marrë pjesë 37 deputetë, që rrjedhimisht nuk ka vendimmarrje.

Kujtojmë, që gjithashtu për herë të gjashtë radhazi, Koalicioni qeveritar ka dështuar ta miratoj pakon për Rimëkëmbje Ekonomike.

Me vetëm 58 vota, koalicioni LDK-AAK-Nisma dhe minoritetet ka dështuar sërish ta miratoj pakon e rimëkëmbjes ekonomike. Ky dështim i qeverisë Hoti në Kuvend që ta kaloj këtë pako po ndodhë tash e disa javë.