Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka dështuar për shkak të mungesës së kuorumit, pasi deputetët e PDK-së dhe AAK-së nuk morën pjesë në votimin e rendit të ditës.

Kjo ngjarje ndodhi në momentin kur ishin planifikuar shqyrtimet e ndryshme, përfshirë raportin e auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit lokal për vitin 2022.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ishte i pranishëm për të prezantuar raportin në këtë seancë të komisionit.