Lëvizja Vetëvendosje nuk do të hyjë në koalicion parazgjedhor me partneret në qeverisjen aktuale, Guxo dhe Alternativa. Një koalicion i tillë nuk është regjistruar brenda afatit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, dhe se partitë pritet të garojnë në një listë të vetme, sikur në zgjedhjet e shkuara.
Në zgjedhjet e 2021-s, Lëvizja Vetëvendosje mori mbi 50 për qind të votave. Në listë ishin zyrtarë të listës Guxo, që gjatë mandatit të parë është kthyer në parti politike. Në listë ishin edhe përfaqësues të Alternativës.
Të premten është mbyllur afati për paraqitjen e koalicioneve për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Në listën e ofruar nga KQZ-ja janë 6 koalicione.
Subjektet politike që kanë kërkuar certifikim si koalicione janë si në vijim:
1. Partia Demokratike e Unitetit dhe Iniciativa Balli, me emrin e koalicionit: PDU – BALLI KOMBIT;
2. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, me emrin e koaliconit: AAK – ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS, NISMA – NISMA SOCIALDEMOKRATE, LISTA KONSERVATORE, FORUMI INTELEKTUAL – E – 30;
3. Naša Inicijativa dhe Bošnjačka Stranka Kosova, me emrin e koalicionit: NAŠA BOŠNJAČKA KOALICIJA;
4. Demokratska Stranka Bošnjaka dhe Demokratska Stranka Vatan, me emrin e koalicionit: KOALICIJA VAKAT;
5. Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës dhe Lëvizja për Bashkëveprim, me emrin e koalicionit: PDAK – LpB;
6. Partia e Drejtësisë dhe Aleanca Kosova e Re, me emrin e koalicionit: LISTA PËR FAMILJEN, AKR PD.
Në periudhën 16 gusht – 30 gusht kanë njoftuar se nuk dëshirojnë të certifikohen për zgjedhjet Partia Demokratike e Diasporës, Lëvizja për Bashkim dhe Partia Balliste.
BONUS VIDEO







