“S’ka dasma, por ka ndeja”, Afrimi sonte e “kall” në Prishtinë!

Këngëtari i njohur, Afrim Muqiqi pritet që sonte të performojë në një klub të Prishtinës, me rastin e ditës së II të Bajramit.

Kjo është bërë e ditur nga Ina e “Its My Love”, e cila ka konfirmuar se Muqiqi do të mbajë ndejën në njërin prej lokaleve të kryeqytetit.

Ndryshe, këngëtari në fjalë njihet si njëri prej personave që kishte kritikuar në vazhdimësi qeveritë për lejimin e dasmave.