Tërmeti në Shqipëri bëri që shumë banorë të prekur nga tërmeti i tmerrshëm t’ia mësyjnë shtetit të Kosovës.

Siç merr vesh Kosova.info, 20 anëtarë të tri familjeve nga qyteti i Durrësit (njëri nga ta pronar i një hoteli në Durrës) kanë gjetur përkrahjen e policit të Kosovës, Selatin Sheholli, i cili vullnetarisht ka strehuar këta 20 anëtarë (burra, gra e fëmijë) në fshatin Majac të komunës së Podujevës.

Tani tri ditë këta 20 banorë të Durrësit janë shumë të kënaqur me mikpritjen e policit dhe banorëve të tjerë të këtij fshati.

Këta 20 banorë të Durrësit gjithashtu janë shumë të kënaqur edhe me ndihmat e Kryqit te Kuq të Kosovës dhe strehimin që u është bërë nga polici i Kosovës.