Arsenali ka humbur 0-1 në Emirates, në ditën e rikthimit të tifozëve në stadium pas pothuajse nëntë muajsh. Xhaka shihet si fajtori kryesor, pasi u përjashtua me të kuq dhe me një lojtar më shumë në fushë, Burnley mia doli të fitojë.
Granit Xhaka do ta mbajë mend gjatë natën e së dielës, ashtu si disa muaj më parë kur u “prish” me tifozët në stadiumin ‘Emirates’.
Në ndeshjen që Arsenali e zhvilloi me Burnley, mesfushori shqiptar e humbi kontrollin në minutën e 58-të duke e kapur për fyti futbollistin e Burnley.
Gjyqtari fillimisht e ndëshkoi me të verdhë, por pas rishikimit me anë të VAR-it, kartoni i verdh u largua për ta ndëshkuar direkt me të kuq.







