“S’janë para bixhozi, as Martinqe”: Bekim Haxhiu i reagon Mimoza Kusarit pasi deklaroi se nuk ka shanse të votohet Trusti

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu i cili po kërkohen që të lejohet tërheqja e 30 për qind të mjeteve nga Trusti, i ka reaguar shefes së grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, pasi deklaroi se një gjë e tillë nuk ka shanse të ndodhë.

Haxhiu përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se paratë e Trustit nuk janë lojë bixhozi “me shanse”.

“Me aq sa unë kam përvojë në Kuvendin e Kosovës në pesë mandate deputet, e di, se e drejta e votës së deputetëve nuk është privatizuar asnjëherë nga shefat e grupeve parlamentare, deputetët janë të lirë të votojnë në interes të qytetarëve”, ka thënë ai.

Reagimi i plotë i deputetit Haxhiu:

Kërkesa e qytetarëve për të tërhequr deri në 30% të mjeteve nga Trusti, nuk duhet të trajtohet me inate politike.

Kjo temë, kjo kërkesë duhet të na bashkoj opozitë dhe pozitë për të ndihmuar qytetarët në krizën ekonomike aktuale.

Parat e Trustit nuk janë lojë bixhozi “me shance”, as nuk janë para të “sekserëve të mafias energjetike” me i dergu “Martinqe” jashtë Kosovës përmes Serbisë në Mal të Zi, e prej atje në Slloveni, por janë para të kursimeve të qytetareve dhe kërkesa e tyre është të marrin pak nga ato kursime për të përballuar krizën ekonomike.

Ndonëse Mimoza Kusari-Lila ka përvojë në proceset e privatizimeve, nuk po besoj se ka arritur deri aty sa të privatizoj bindjet, vullnetin dhe votën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Me aq sa unë kam përvojë në Kuvendin e Kosovës në pesë mandate deputet, e di, se e drejta e votës së deputetëve nuk është privatizuar asnjëherë nga shefat e grupeve parlamentare, deputetët janë të lirë të votojnë në interes të qytetarëve.

Kërkesa për tërheqjen e mjeteve nga Trusti është e qytetarëve dhe deputetët që e konsiderojnë veten përfaqësues të popullit do e mbështesin kërkesën e qytetarëve për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

Pytje për Mimozën dhe Qeverinë:

Sa para, miliona euro të Trustit të qytetarëve i ka shitur Qeveria në letra me vlerë?

A është kjo arsyeja e vërtetë e kundërshtimit të tërhqjes së mjeteve nga Trustit nga pushteti aktual?

Trusti është i qytetarëve, jo i pushetarëve