S’janë liruar të gjithë kosovarët e ndaluar në Serbi

Fatmir Haxholli nga zyra ndërlidhëse e Kosovës në Serbi, ka thënë se ende nuk janë liruar të gjithë qytetarët kosovarë që janë mbajtur prej të martës në mbrëmje në pikëkalimin kufitar Serbi-Kroaci, Batrovc.

“Në funksion të mbrojtjes së interesit institucionak, interesit publik dhe interesit qytetarë, i ftoj publikisht mediat që të mos konfirmojnë zhvillime ta përmbyllura. Unë duhet të jem i fundit që dalë nga stacioni policor kufitar në Batrovc, dhe kjo ende nuk ka ndodh. Kur ky është rasti do të ketë komunikim nga MPJD!” ka shkruar ai në Facebook.

@ballkani.info Pas 18 orësh, lirohen kosovarët e ndaluar në kufirin Serbi-Kroaci #kosovo #vir #viral ♬ Last Dream – Sarklaz