Sivjet më pak para nga diaspora, shkak covid-19

Bizneset kosovare tash e sa kohë pothuajse nuk janë duke punuar fare.  Krejt kjo për shkak të masave të marra për mbrojtje nga virusi Korona.

Por, e gjithë kjo situatë Ekonomisë në Kosovë, pritet ti sjellë humbje shumë të mëdha.

Madje është Banka Botërore, që në një studim të saj ka paraparë rënie ekonomike për Kosovën deri në 4.5%.

E për shkak të kësaj situate, pritet që të ketë edhe humbje të madhe të vendeve të punës.

Pos humbjeve që do të shkaktohen brenda territorit të Kosovës, qytetarët pritet të kenë edhe një mungesë tjetër.

Për shkak se pandemia COVID-19, ka kapluar gjithë botën, edhe parat që dërgohen nga diaspora në Kosovë, pritet të bien në masë të madh.

Ndërkohë Oda Ekonomike e Kosovës ka kërkuar nga Qeveria të alokojë së paku 300 milionë eurove për fazën emergjente të mbështetjes së sektorit privat.