Situata në Klinikën Infektive në QKUK është rënduar më shumë se asnjëherë. Sot, nga kjo klinikë ka dalë raporti më i rëndë, pasi janë shënuar 3 viktima të radhës të koronavirusit, ndërsa 101 të infektuar me COVID-19 po vazhdojnë të trajtohen aty.
Siç njofton Klinika Infektive, 3 pacientë aktualisht janë në gjendje kritike me frymë marrje të asistuar me respiratorë, ndërsa 2 të tjerë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi nën përkujdesje intensive.
“Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 5 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 3 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë”, thuhet në njoftimin e klinikës.
Sot, nga Klinika Infektive do të lirohen për vetizolim në shtëpi 16 persona, 13 raste pozitive me gjendje stabile dhe 3 të shëruar.
Ndërkohë, 44 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.







