Situatë kaotike në spitalet e Bejrutit pas shpërthimeve masive

Një shpërthim masiv tronditi të martën kryeqytetin e Libanit, Bejrut duke plagosur qindra njerëz dhe të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën, si dhe janë shkaktuar dëme të mëdha.

Bilanci mendohet të jetë më tragjik pasi shpërthimi ka qenë shumë i fortë. Situata është kaotike në spitale. 

“Disa njerëz ka thyer gjymtyrët, të tjerët janë çarë nga xhamat”, tregon një dëshmitar. Kryqi i Kuq i Libanit, zyrtarë shëndetësorë dhe politikanë u kanë bërë thirrje njerëzve të dhurojnë gjak për të ndihmuar të dëmtuarit në spital.